'A jeni gati' , pyet Morena Taraku

  • 13 March 2020 - 14:08
 'A jeni gati' , pyet Morena Taraku

Nuk po e ndalë asnjë kritike e keqe që po i vjen në adresën e saj.

Morena Taraku ndonëse nuk i është shkëputur ballinave rozë, ajo ka qëndruar e ‘heshtur’ në muzikë duke mos publikuar ndonjë këngë gati gjysmë viti.

Por duket se pasiviteteti i saj do të arsyetohet, pasi këngëtarja sapo ka paralajmëruar se ka gati një seri këngësh të cilat pritet t’i publikojë gjatë javëve në vijim.

Ajo ndau një fotografi në Instastory ku mund të shohim ‘audiot’ e këngëve të saj, titujt e të cilave i kishte fshehur me numra, dhe nga ajo që shohim del se Morena ka gati 8 projekte.

Image

(Kosova Sot Online)