Tayna bllokohet në New York, ja si është gjendja e saj

  • 14 March 2020 - 11:57
Tayna bllokohet në New York, ja si është gjendja e saj

Këngëtarja Tayna ka shkuar e ka mbetur atje.

Edhe pse shumë prej artistëve iu anuluan koncertet, Tayna po vazhdon t’i mbajë ende.

Reperja së fundi ka udhëtuar në New York ku do të performojë për bashkatdhetarët atje, së paku kështu ka njoftuar ajo.

Meqenëse udhëtimet nga atje tashmë janë anuluar, Tayna ka mbetur në Nju Jork, ndërsa përmes rrjeteve sociale tregoi se a është mirë me shëndet.

“Jam e shëndetshme, e lumtur, e sigurt dhe e mbrojtur. Kjo është. Pohojeni atë dhe ndjejeni”, janë fjalët e Taynës.

Kujtojmë se në Kosovë deri tani janë regjistruar dy raste me të infektuar me koronavirus.

Image

(Kosova Sot Online)