“Shëndeti mbi të gjitha”- Koronavirusi detyron edhe Alban Skënderajn të anulojë koncertet: Duke marrë parasysh situatën e rënduar…

  • 14 March 2020 - 12:15
“Shëndeti mbi të gjitha”- Koronavirusi detyron edhe Alban Skënderajn të anulojë koncertet: Duke marrë parasysh situatën e rënduar…

Koronavirusi ka detyruar edhe Alban Skënderajn të anulojë koncertet e tij të SHBA dhe Kanada.

Këngëtari njoftoi se koncertet do të shtyhen deri në një afat të papërcaktuar.

Ai u shpreh se datat e reja do shpallen në bazë të zhvillimeve, duke shtuar se shëndeti është mbi të gjitha.

Ndërsa uroi për një kthim sa më të shpejtë në normalitet.

“Te dashur miq duke marr parasysh situaten e renduar globale nga coronavirus koncertet qe ishin planifikuar ne Kanada por edhe ne USA shtyhen me nje afat ende te pacaktuar. Jemi ne pritje te zhvillimeve te reja dhe gati qe ne momentin e pare qe eshte e mundur te shpallim datat e reja. Me shume info do vijne ne vazhdim. Kushdo qe ka nevoje per me shume shpjegime t’i drejtohet kontakteve me larte. Faleminderit dhe uroj per te gjithe nje rikthim sa me te shpejt ne normalitet. Shendeti mbi te gjitha!”– shkroi ai.

Pandemia globale ka detyruar njerëzit të izolohen në shtëpi. Shqipëria ka marrë masa që njerëzit të mos dalin nga banesat duke pezulluar transportin publik dhe lëvizjen me makina private.

Gjithshtu janë mbyllur shkollat, ndërsa mësimi po zhvillohet online. Deri tani janë 33 të prekur nga virusi dhe 1 viktimë.

(Kosova Sot Online)