Me një foto nga shtëpia, Armina Mevlani zbulon avantazhet e qëndrimit në të njëjtin vend

  • 15 March 2020 - 14:04
Me një foto nga shtëpia, Armina Mevlani zbulon avantazhet e qëndrimit në të njëjtin vend

Bloggerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani ka ndarë si gjithë të tjerët disa momente nga qëndrimi i gjatë në shtëpi.

Ajo ka treguar se ndihet shumë mirë që këtë kohë po e kalon në ambientet e shtëpisë.

“E bukura e qëndrimit në shtëpi, si një njeri që i do shumë librat, mund të lexoj aq sa dua dhe të ëndërroj aq sa dua pa pasur detyrimin për të shkuar diku. Më rekomandoni disa libra të bukur”, ka shkruar Mevlani krah postimit më të fundit ku shfaqet e shtrirë së bashku me macen dhe librin para.

Me siguri dhe Armina po merr gjithë kohën e nevojshme për të pushuar dhe relaksuar këto ditë ku secili është vetëizoluar.

(Kosova Sot Online)