Lufta kundër koronavirusit: Pas Louis Vuitton, edhe Dior e Gyvenchy nisin prodhimet e dezinfektantëve

  • 16 March 2020 - 12:58
Lufta kundër koronavirusit: Pas Louis Vuitton, edhe Dior e Gyvenchy nisin prodhimet e dezinfektantëve

Me numrin e rasteve me koronavirus në Francë që arriti pothuajse 4500 dhe 91 vdekje, disa nga market më luksoze të vendit po zëvendësojnë prodhimet e parfumeve me dezinfektantët.

Firma luksoze LVMH, e cila është kompania mëmë e Christian Dior, Guerlain dhe Givenchy, kërkon të ndihmojë autoritetete e shëndetit duke prodhuar dezinfektantë dhe duke ua dhënë atyre falas.

LVMH tha se do të përdorë lëndën e parë që përdor për parfumet e veta, për të prodhuar në masë sasi të mëdha dezinfektantësh, duke nisur që ditën e sotme.

Xheli do tu dhurohet autoriteteve franceze të shëndetit dhe rrjetit Assistance Publique-Hospitaux de Paris, i cili lidh 39 spitale dhe trajton më shumë se 8 milionë pacientë ccdo vit.

“Nëpërmjet kësaj iniciative, LVMH ka si qëllim të ndihmojë në adresimin e rrezikut të mungesës së një produkti në Francë dhe tu mundësojë njerëzve të vazhdojnë të mbrohen nga koronavirusi,” tha kompania në një deklaratë për shtyp.

(Kosova Sot Online)