“Nga ditët e karantinës sime që zgjati 6 muaj e gjysmë”, Aurela Gaçe prek me rrëfimin e momenteve të saj më të vështira

  • 17 March 2020 - 10:30
“Nga ditët e karantinës sime që zgjati 6 muaj e gjysmë”, Aurela Gaçe prek me rrëfimin e momenteve të saj më të vështira

Këto ditë e gjithë Shqipëria po përballet me një situatë mjaft të vështirë, për shkak të rrezikut nga Koronavirus. Të gjithë shqiptarët janë vetizoluar, por kjo ka ndikuar në moralin dhe psikologjinë e shumë njerëzve. Për këtë arsye, këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka zgjedhur të tregojë disa nga momentet e vështira të jetës së saj, kur do sillte në jetë vajzën e saj të dytë. Për shkak të një shtatzënie të vështirë, Aurelës iu desh të ‘karantinohej’ për 6 muaj e gjysmë.

“Nuk kam publikuar asnjehere foto nga “ditet e karantines time ” qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte.

Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane “-i thosha” . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne.

Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s’mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes.

Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital.

Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete “karantinim” ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s’kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te “JETËS” .

E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.ë Prandaj, durim o miq, ne emer te “JETËS”!”, shkruan Aurela në fotot ku shfaqet me vajzën e saj të madhe. Kështu ajo ka zgjedhur t’ju japë një mesazh të fortë dhe kurajo të gjithë shqiptarëve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga "ditet e karantines time " qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte. Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja....por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane "-i thosha" . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne. Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s'mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera....nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes. Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete "karantinim" ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s'kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te "JETËS" . E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.ë Prandaj, durim o miq, ne emer te "JETËS" !

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

(Kosova Sot Online)