Gigi Hadid në kopertinën e “Harper’s Bazaar”, modelja intervistohet nga mikeshat e saj

  • 17 March 2020 - 10:42
Gigi Hadid në kopertinën e “Harper’s Bazaar”, modelja intervistohet nga mikeshat e saj

Modelja Gigi Hadid u shfaq në kopertinën e Harper’s Bazaar mirëpo ndryshe nga herët e tjera ajo këtë radhë u intervistua nga disa njerëz shumë të veçantë për të. Pyetjet e pazakonta asaj iu bënë nga shoqet e saj të famshme si Taylor Swift apo Kendall Jenner. Gigi gjithmonë e ka treguar marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzat dhe se ka miqësi me shumë modele dhe njerëz të njohur të ekranit.

Taylor Swift: Më impresionon fakti që sado e menjëhershme apo stresuese të jetë situata në të cilën ndodhesh, ti vepron menjëherë. Eshtë kjo diçka që e ke patur gjithmonë apo të vjen natyrshëm?

“Me kalimin e kohës, kam kuptuar që ndihem më shumë e lirë kur shpreh veten qoftë kjo përmes veprimeve që bëj, fjalëve që them apo atyre që shkruaj. Të jesh i ndershëm gjithnjë do të të çojë drejt një gjëje të mirë, edhe nëse më parë duhet të kalosh nëpër ndonjë situatë të sikletshme. Njeriu nuk gabon kurrë nëse thotë atë që ndjen dhe të vërtetën. Gjithnjë do të mësosh diçka të re!”, i përgjigjet Gigi.

As pyetja nga shoqja e saj e ngushtë, Kendall Jenner nuk mungoi. Ajo ishte kurioze të dinte se çfarë i ka mësuar ferma mikeshës së saj ku dhe së fundmi modelja e vizitoi atë me të dashurin e saj, Zayn Malik.

“Ferma gjithnjë më ka kujtuar dhe ka kthyer në jetën time kënaqësitë më të vogla. Më ka lejuar të t’i mbush ditët me gjëra të vogla që më bëjnë të lumtur, siç është të merrem me kopshtin, yoga, gatimi apo të kujdesem për kafshët. Më ka bërë mirë të mos mendoj si duken flokët e mi, çfarë kam veshur apo të mos shqetësohem se po fotografohem nga paparacët. Të jem larg qytetit dhe syrit të njerëzve më bën të ndihem sërish fëmijë dhe kjo lloj lirie është shërim për mua”, u përgjigj Gigi duke shuar kureshtjen e mikes së saj.

Kendall dhe Gigi janë dy nga modelet më të famshme dhe më të paguara në botë.

(Kosova Sot Online)