Foto e rrallë: Enca tregon si dukej kur ishte ende në klasë të parë

  • 17 March 2020 - 11:04
Foto e rrallë: Enca tregon si dukej kur ishte ende në klasë të parë

Teksa të gjithë po qëndrojmë të mbyllur në shtëpi për shkak të Koronavirusit, VIP-at shqiptarë hapën një sfidë të re në Instagram.

Prej disa ditësh, ata po ndajnë me ndjekësit foto të vjetra nga fëmijëria, duke treguar kështu si dukeshin para se të bëheshin të famshëm.

Sfidës iu bashkua së fundmi edhe Enca Haxhia, e cila ka ripostuar në InstaStory një foto të rrallë të sajën.

Këngëtarja shfaqet në bankat e shkollës në klasë të parë dhe thuajse nuk njihet fare!

Enca shfaqet me flokë të shkurtër me baluke, teksa është veshur me të kuqe dhe ka pozuar duke buzëqeshur.

“Wow foto nga klasa e parë”- shkruan këngëtarja krahas fotos së ëmbël.

Image

(Kosova Sot Online)