U shëruan nga Koronavirusi, Tom Hanks dhe gruaja e tij rikthehen në shtëpi nga spitali

  • 17 March 2020 - 13:29
U shëruan nga Koronavirusi, Tom Hanks dhe gruaja e tij rikthehen në shtëpi nga spitali

Aktori Tom Hanks dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë liruar nga spitali pasi u shëruan nga Koronavirsi. Ata do të vazhdojnë vetizolimin në shtëpinë e tyre.

Pasi u trajtua për Koronavirus, Tom Hanks dhe gruaja e tij rikthehen në shtëpi nga spitali

Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, janë liruar nga spitali në Australi të martën, pesë ditë pasi janë diagnostikuar me koronavirus.

Sipas medieve, aktorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në vetizolim në një shtëpi të marrë me qira në Australi, por ata tashmë po ndjehen shumë më mirë.

Tom dhe Rita kanë treguar gjatë javës së kaluar se kanë rezultuar pozitiv në testin që e kanë bërë për koronavirus.

Ai ka shpjeguar gjithë simptomat që ai dhe bashkëshortja kanë pasur para se t’i bënin testet.

“Tung, miq. Rita dhe unë sapo zbarkuam në Australi. Ne ndiheshim të lodhur, sikur të ishim ftohur dhe kishim dhimbje të eshtrave. Rita kishte ca të dridhura që vinin e shkonin. Ethe të vogla po ashtu. Për të qenë korrekt, siç duhet të jemi në këtë botë sot, ne bëmë testin për Coronavirus dhe u zbulua që jemi pozitiv“, ka shkruar aktori duke shpjeguar se si kanë filluar dyshimet për virusin që e ka kapluar gjithë botën.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Thanks to the Helpers. Let’s take care of ourselves and each other. Hanx

A post shared by Tom Hanks (@tomhanks) on

(Kosova Sot Online)