Këngëtari i njohur nuk ia kishte fare idenë për Coronavirusin

  • 18 March 2020 - 12:33
Këngëtari i njohur nuk ia kishte fare idenë për Coronavirusin

Jared Leto nuk e dinte fare për pandeminë koronavirus.

Jared Leto ishte tërhequr nga gjjithçka për të medituar, ndërsa kishte humbur tërësisht lajmet për pandeminë koronavirus, shkruan CNN.

Derisa pjesa tjetër e botës ka mësuar për distancimin shoqëror dhe gjëra të tilla, aktori nuk dinte asgjë.

Leto përmes disa ‘tweet’ të martën tha se kishte planifikuar një meditim 12 ditësh në shkretëtirë me miqtë e tij.

“Ne ishim plotësisht të izoluar. Asnjë telefon, asnjë komunikim etj”, shkroi ai. “Ne nuk e dinim se çfarë po ndodhte jashtë  objektit.”

Ai tha se me t’u rikthyer, doli në një botë shumë ndryshe.

“Unë po marr mesazhe nga miqtë dhe familja në gjithë globin dhe duke mësuar për atë që po ndodh”, tha ai në një tweet.

Krejt në fund, Leto kishte një mesazh për gjithë fansat e tij “Qëndroni brenda, qëndroni të sigurt”.

Image

(Kosova Sot Online)