Joel Mamaqi bën një eksperiment për të gjithë fëmijët: Ja si të largoni virusin

  • 19 March 2020 - 12:25
Joel Mamaqi bën një eksperiment për të gjithë fëmijët: Ja si të largoni virusin

Aktorë, këngëtarë, politikanë këto ditë të vështira janë bërë të gjithë bashkë duke shfrytëzuar rrjetet e tyre sociale për të ndarë mesazhe sensibilizuese dhe ndergjegjësimi për qytetarët.Së  fundmi një video mjaft e veçantë ka ardhur nga Ermal Mamaqi dhe djali i tij Joeli. Aktori i humorit ka publikuar në llogarinë e tij në “Instagram” pamjet ku djali i tij i “shpall” luftë mikrobeve.

Ata kanë sjellë një eksperiment mjaft interesant për të gjithë prindërit të cilët duhet t’ia tregojnë me patjetër fëmijëve të tyre, pasi qëllimi i këtij eksperimenti është sesi larja e duarve largon virusin.

 
 

(Kosova Sot Online)