Enca dhe Rina presin të hiqet koronavirusi për të publikuar bashkëpunimin

  • 20 March 2020 - 12:56
Enca dhe Rina presin të hiqet koronavirusi për të publikuar bashkëpunimin

Enca ka gati një tjetër bashkëpunim, publikohet pas gjendjes së normalizuar.

“Amor” ishte projekti i fundit i këngëtares shqiptare Enca Haxhia në bashkëpunim me Mixeyn dhe Zazan.

Para pak kohësh, Enca në një intervistë për #gjesi deklaroi se këtë muaj do të sjell një numër të madh të këngëve duke përfshirë këtu edhe shumë bashkëpunime.

E duket se ka ardhur koha për atë të radhës, e kësaj radhe do të jetë me një këngëtare femër.

Bëhet fjalë për reperen Rina Balaj, me të cilën Enca shumë shpejt do të sjellë këngë.

Ato këtë lajm e bënë të ditur në “livestream” në Instagram ku edhe konfirmuan një gjë të tillë.

Gjithashtu ato treguan se ky duet do të publikohet pasi që gjendja në Kosovë e Shqipëri të kthehet në normalitet.

Enca para pak kohësh humbi një nga personat më të rëndësishëm në jetë, babain e saj e që nga ajo kohë nuk e kemi parë në një projekt muzikor.

Ndryshe, Rinën kemi mundësi ta shohim në klipin e të dashurit të tij Sin Boy me emrin “Sari”, ku ajo do të jetë protagoniste.

Image

(Kosova Sot Online)