Vetura që mori flakë dje tek menza ishte e këngëtares së njohur kosovare, ja si është gjendja e saj

  • 21 March 2020 - 10:18
Vetura që mori flakë dje tek menza ishte e këngëtares së njohur kosovare, ja si është gjendja e saj

Këngëtarja Ana Kabashi ka folur rreth gjendjes së saj pas aksidentit që i ndodhi me veturë.

Një veturë gjatë ditës së djeshme u përfshi nga zjarri në afërsi të menzës së studentëve.

Vetura në flakë rastisi të ishte pikërisht e këngëtares Ana Kabashi, e cila thotë se fatmirësisht është mirë.

Me anë të një postimi të gjatë, këngëtarja rrëfeu se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja dhe falënderon publikisht ata që i ndihmuan.

“Mir jemi, gjall jemi pa asnje pasoje! Na paqt mar te ligat!Po du me i falenderu dy djemt qe sjau di as emrat tash, te cilet na kan lajmru qe po na kallet kerri tu bertit delni prej kerrit, po ashtu kalimtart tjer qe u mundun me ndal zjarrin pa e mendu rrezikun e vet! Gjithashtu edhe Policine e Kosoves, Zjarrfiksat dhe Ndihmen e Shpejt (Ambulancen) qe erdhen shume shpejt dhe u kujdesen per sigurine tone dhe te gjithve qe ishin aty afer! Faleminderit Zotit jemi mir”, janë fjalët e Anës. 

Image

 (Kosova Sot Online)