“Prita të shkoj në makinë të nxjerr lotët”, Ermal Mamaqi rrëfen ditëlindjen e tij më të trishtë

  • 22 March 2020 - 12:26
“Prita të shkoj në makinë të nxjerr lotët”, Ermal Mamaqi rrëfen ditëlindjen e tij më të trishtë

Aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka festuar sot ditëlindjen e tij, mes shumë urimesh, por ndryshe nga çdo vit më parë. Ashtu siç ka treguar dhe vetë Mamaqi, nuk mundi të përqafojë dy njerëzit e tij më të dashur, mamin dhe babin, duke u përpjekur t’i ruajë në këtë situatë delikate.

Ermali ka treguar gjithashtu se kjo po i ndihmon të gjithë për mirë, për të përjetuar ndjesi që mbase deri më tani i kishin harruar.

“Miq faleminderit për urimet. Padyshim ditëlindja më e trishtuar. Desha të ndaj diçka me ju. Sot paradite vajta te shtëpia e prindërve dhe i lashë një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë. Filluan të dy të qanin. Une prita të shkoj në makinë që të nxjerr lotët. Nuk di si t’ju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2 minuta qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Çudi e madhe, kemi qëndruar larg njëri-tjetrit shumë herë më gjatë se kaq dhe nuk ka qenë shumë problem (të paktën nga unë), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithë kjo lemeri që po ndodh. Donim të përqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet. Mund të jetë në trupat tanë dhe po ja ngjisim tjetrit. Nuk e kisha menduar që do jetonim këto kohë, por është mirë. Po ndjejmë përsëri mall për njëri-tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje.

E di qe dhe juve ju mungojnë familjarët me shumë se kurrë këto ditë. E di që mund t’i keni lënë në shtëpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë. Qëndroni të fortë. Prapë jam i lumtur. Po pres. Është duke ardhur diçka shumë e mirë. Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve. Ju përqafoj”, ka shkruar Ermali krah postimit ku shfaqen prindërit lart shkallëve të pallatit në hyrjen e shtëpisë.

Me siguri Mamaqi i ka bërë të gjithë të reflektojnë me këtë shkrim, i cili i ka emocionuar jo pak ndjekësit që kanë lënë një sërë komentesh.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Miq faleminderit per urimet. Padyshim ditlindja me e trishtuar. Desha të ndaj diçka me ju... Sot paradite vajta te shpija prindërve dhe i lash një tortë te dera. Zbrita 10 shkallë. Prita sa e hapën derën. I fola nga poshtë... filluan të dy të qanin. Une prita te shkoj ne makine qe te nxjerr lotet. Nuk di si tju them, dhe tani që po shkruaj më mbushen sytë. Si film dramatik. 2min qëndruam, ata në derë e unë poshtë shkallëve. Cudi e madhe, kemi qendruar larg njeri tjetrit shume here me gjate se kaq, dhe ska qene shume problem(te pakten nga une), por sot ishte ndryshe. Sigurisht, gjithe kjo lemeri qe po ndodh. Donim te perqafoheshim dhe nuk mundeshim. Se ku i dihet... Mund te jete ne trupat tane dhe po ja ngjisim tjetri... Nuk e kisha menduar që do jetonim kto kohë. Por është mirë. Po ndjejmë përsëri mall për njëri tjetrin. Po prekim ca dhoma të zemrës që ishin me pluhur. Dhe si gjithmonë në kto raste po bëhemi pishman për idiotësitë që mërziteshim në kohë paqeje. E di qe dhe juve ju mungojne familjaret me shume se kurre kto dite. E di që mund ti keni lënë në shpitë e tyre. Ka disa që jetojnë vetëm atje ku janë... Qendroni te forte. Prapë jam i lumtur. Po pres... Është duke ardhur diçka shumë e mirë... Mos harroni. Dhuratat vijnë përmes problemeve. Ju përqafoj.

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

(Kosova Sot Online)