Dita e nënave, Dua Lipa e uron më të shtrenjtën e saj me foto të shumë viteve më parë

  • 22 March 2020 - 16:10
Dita e nënave, Dua Lipa e uron më të shtrenjtën e saj me foto të shumë viteve më parë

Në botë festohet sot dita e nënës. Edhe pse ështê një situatë e vështirë për shkak të Koronavirusit, shumë personazhe kanë zgjedhur të bëjnë urimet e tyre, për të çuar vëmendjen tek gjërat që kanë më shumë rëndësi. Edhe Dua Lipa i ka bërë një dedikim special nënës së saj, Anesës.

“Mami im, shkëlqimi im, drita ime udhëheqëse. Gjithmonë duke na drejtuar e mësuar me dashuri, ndershmëri dhe mirësi. Të dua. Gëzuar ditën e nënave”, shkruan këngëtarja në fotot ku ajo shfaqet bebe, pranë prindërve. Nga fotot mund të vësh re se mamaja e Duas nuk ka ndryshuar shumë përveç ngjyrës së flokëve. Ajo vazhdon të jetë mjaft në formë edhe pas kaq shumë vitesh.

(Kosova Sot Online)