Çfarë menon për shqiptarët? I dashuri i Dua Lipës përgjigjet në shqip

  • 23 March 2020 - 12:56
Çfarë menon për shqiptarët? I dashuri i Dua Lipës përgjigjet në shqip

Anwar Hadid, i dashuri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, u ka kthyer përgjigje ndjekësve të tij në Instagram, kështu në mënyrë që t’i kalojë sa më lehtë ditët e izolimit.

Duke pasur parasysh se e dashura e tij është nga Kosova, nuk ka munguar pyetja se çfarë mendon ai për shqiptarët.

Anwar ka zgjedhur që t’i publikoj duart e Duas duke bërë simbolin e shqiponjës dhe i ka kthyer përgjigje në shqip.

“Shqipe”, ka shkruar Hadid pranë postimit.

Image

(Kosova Sot Online)