E zhveshur për të tërhequr vëmendje, Bebe Rexha ka diçka të rëndësishme për t’ju thënë

  • 23 March 2020 - 14:24
E zhveshur për të tërhequr vëmendje, Bebe Rexha ka diçka të rëndësishme për t’ju thënë

Si shumë personazhe të njohur edhe këngëtarja Bebe Rexha që prej fillimit të kësaj situate ‘lufte’ me Koronavirusin ka shfrytëzuar llogaritë e saj për të ndarë mesazhe inkurajuese dhe këshilla për ndjekësit. Kësaj here Bebe ka vendosur të shfaqet zhveshur për të fituar sa më shumë vëmendjen e fansave të saj. Me një pankartë në dorë, ajo jep një mesazh për të gjithë.

“Unë qëndroj në shtëpi për gjyshen, shoqërinë, familjen dhe fansat”, ishte mbishkrimi pankartës me të cilën ajo e kishte mbuluar trupin.

Ashtu si dhe vetë ajo e pranoi, zhveshja ishte e qëllimshme pasi kështu do të tërhiqte vëmendje dhe të gjithë do të fokusoheshin te shkrimi që ajo kishte bërë.

(Kosova Sot Online)