“Ky është realiteti i ashpër i koronavirusit”- Aktorja publikon foton prekëse me të atin nga shtrati i spitalit: Babai im vdiq

  • 23 March 2020 - 16:12
“Ky është realiteti i ashpër i koronavirusit”- Aktorja publikon foton prekëse me të atin nga shtrati i spitalit: Babai im vdiq

Sophia Myles ka zbuluar se babai i saj ndërroi jetë nga koronavirusi vetëm një javë pasi ishte infektuar.

Aktorja me famë botërore publikoi foton e realizuar në ndërsa babai i saj ndodhet në shtratin e spitalit duke marrë frymë nëpërmjet aparaturave.

Sohpia ndau me ndjekësit e saj realitetin e trishtë dhe të ashpër të pandemisë globale

“RIP Peter Mylesë,”- shkroi ajo. “Babai im i dashur vdiq. Ishte koronavirusi që i mori jetën.”

Pak para e të ndante lajmin për ndarjen e tij nga jeta, aktorja publikoi një foto ndërsa vizitoi të atin në spital.

“Ky është realiteti i ashpër i koronavirusit,”– shkroi aktorja në imazhin prekës.

(Kosova Sot Online)