Tuna Sejdi mbyll gojët e liga, ditët e karantimit po i kalon me bashkëshortin e saj

  • 24 March 2020 - 10:57
Tuna Sejdi mbyll gojët e liga, ditët e karantimit po i kalon me bashkëshortin e saj

Disa javë më parë u tha se këngëtarja e njohur Tuna ishte ndarë me bashkëshortin e saj Patrisin, pasi e kishte hequr nga rrjeti i ‘Insagramit’ dhe nuk mbante më mbiemrin e tij.

Por jo vetëm kaq ata nuk e festuan së bashku festën e Shën Valentinit.

Mirëpo, mesa duket asgjë që u tha nuk është e vërtetë pasi  ditët më të vështira ata po i kalojnë së bashku.

Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja nëpërmjet një ‘Instastory,’ ku duket qartë se ditët e karantinimit po i kalojnë së bashku madje ajo ka nxjerrë  bashkëshortin e saj duke i përgatitur ushqimin.

“Receta e ditës: Hyn në internet dhe zgjedh një recetë. E merr burrin, e shtin në kuzhinë dhe… voilaaa!”- shkruan ajo.

Image

(Kosova Sor Online)