Taylor Swift ndjehet e shfajësuar pas publikimit të bisedave me Kanye West

  • 24 March 2020 - 11:10
Taylor Swift ndjehet e shfajësuar pas publikimit të bisedave me Kanye West

Këngëtarja ka një mesazh për fansat vetëm disa ditë pas publikimit të bisedave me Kanyen.

Ylli i muzikës pop ka publikuar një shkrim në Instagram ku shprehet e shfajësuar pasi tregoi të vërtetën tek publiku.

“Publikimi i pa edituar i bisedës tregon se unë isha duke thënë të vërtetën rreth ‘telefonatës’ ju e dini, ishte regjistruar ilegalisht, pasta e edituar dhe u manipulua që të më përjetojnë mua dhe familjes sime një ferr për 4 vite me radhë” shkruante në postimin e Taylor.

Ajo e filloi postimin e saj duke thënë: Në vend që t’iu përgjigjem atyre që po pyesin se si ndjehem për pamjet e videos që rrodhën … Tërhiq lart për të kuptuar çfarë ka rëndësi me të vërtetë.

Këngëtarja drejtoi ndjekësit e saj në faqen e internetit Feeding America, duke sugjeruar se ata dhurojnë për organizatën jofitimprurëse që operon një rrjet bankash ushqimore duke ndihmuar njerëzit e prekur nga pandemia e koronavirusit.

(Kosova Sot Online)