Besiana Mehmedi: Në këtë situatë pandemie do ishte mirë që të motivohen qytetarët dhe jo të demotivohen

  • 24 March 2020 - 20:00
Besiana Mehmedi: Në këtë situatë pandemie do ishte mirë që të motivohen qytetarët dhe jo të demotivohen

Kur gjithë botën e ka kapluar pandemia COVID 19, shumë shtete kanë marrë masa për t'i kufizuar lirinë e lëvizjes qytetarëve, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Duke u bazuar në sfidat që po përballet shoqëria jonë, tanimë dhe me koronavirusin, këngëtarja dhe profesoresha e njohur Besiana Mehmedi, përmes një postimi në llogarinë e saj sociale ka shprehur pikpamjen e saj sa i përket situatës në të cilën ndodhemi...

Image

Në këtë situatë pandemie dhe krize psikologjike globale, do ishte mirë që të motivohen qytetarët dhe jo të demotivohen, pavarësisht shtresës dhe kategorisë që i takojnë. Jemi dëshmitarë të ditëve kur të gjithë pa përjashtim po japim kontribut në daljen nga kriza: qeveri, ministri, institucione, administratë, arsim i lartë, i mesëm e fillor.
Masa e uljes së rrogës në minimale, do i shtonte krizës psikologjike edhe atë ekonomike andaj një gjë e tillë do kishte logjikë vetëm nëse vendoset për ata që marrin më tepër sesa një rrogë nga burime publike ( njëra prej të ardhurave të minimalizohet ose hiqet). Çdo gjë tjetër është e dëmshme dhe në dëm të qytetarit, pavarësisht profesionit që ushtron!,
ka shkruar këngëtarja.

Image


(Kosova Sot Online)