Godet Arta Bajrami: Nuk do ua falë populli kurrë këtë sjellje të papërgjegjshme në kohë pandemie

  • 24 March 2020 - 22:01
Godet Arta Bajrami: Nuk do ua falë populli kurrë këtë sjellje të papërgjegjshme në kohë pandemie

Derisa në njërën anë Kosova po lufton kundër pademisë së Koronavirusit, politikanët tanë i kanë shpallur luftë edhe vetës, pasi nesër në ora 11:00 mbahet seanca për rrëzimin e Qeverisë Kurti, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këto zhvillime ka pasur shumë reagime nga oponentë të huaj dhe vendorë.

Image

Përmes një postimi në llogarinë e saj sociale, këngëtarja Arta Bajrami i ka goditur politikanët duke thënë ndër të tjera se populli nuk do ua falë kurrë këtë sjellje të papërgjegjshme në kohë pandemie.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur përfaqsues politik, të cilës do parti që jeni: e lodhet popullin me nene e me terma tjer juridik. Populli nuk e ka lexu e shumica prej tyre as që e kan parë ndonjëherë kushtetuten e Kosovës. Ju lutem mos krijoni hamendësi: jo dilni e jo mos dilni. Nuk do ua fal populli kurrë këtë sjellje të papërgjegjshme në kohë pandemie. Prapa skenave mund të bëni çka të doni por në media duhet të dilni me një mesazh të vetëm.

Image


(Kosova Sot Online)