Kylie, nostalgji për detin nga karantina

  • 25 March 2020 - 08:44
Kylie, nostalgji për detin nga karantina

Kylie Jenner ka ndezur temperaturat duke postuar një foto nga plazhi në bikine derisa ajo vazhdon të jetë e vetizoluar. “Do të dëshiroja që të isha këtu”, ka shkruar ajo

Ajo është njëra prej të parave që është vetizoluar dhe ka avokuar për distancë sociale nëpër rrjet duke i thënë fansave të saj që duhet të vetizolohen.

Mirëpo, edhe Kylie Jenner e ka paksa të vështirë që të adaptohet me pushimin e dhunshëm që shkaktoi pandemia globale koronavirus.

Bukuroshja 22 vjeçare e ka zgjedhur instagramin për të shpërndarë foto nga udhëtimi i saj i fundit në Turks and Caicos.

“Do të dëshiroja që të isha prapë këtu”, ka thënë pronarja e disa linjave të makeupit.

(Kosova Sot Online)