Pra Keisi nuk e ka fare në plan që të bëhet nënë së shpejti?!

  • 25 March 2020 - 13:26
Pra Keisi nuk e ka fare në plan që të bëhet nënë së shpejti?!

Nëse po mendoni se Keisi ka në plan të bëhet nënë së shpejti, gaboheni!

Partnerja e reperit Stresi ka treguar përmes një bashkëbisedimi online me ndjekësit e saj, se nuk është në planet e afërta të saj një shtatzëni.

Ajo i ka quajtur false këto supozime të bëra nga një ndjekës, ndërsa i kthen përgjigje atij në Instastory.

Në fillim të këtij muaji, Stresi bëri të ditur se gjërat mes tij dhe Keisit ishin rikthyer si dikur.

Çifti i kishte lënë mënjanë mëritë dhe ishin pajtuar me njëri-tjetrin, pas një kohe të gjatë të ndarë.

Ata madje kanë treguar se i kalojnë këto ditët e izolimit duke luajtur me njëri-tjetrin online me bolardo.

Image

(Kosova Sot Online)