“Mua më latë të fundit, s’kam qare pa ardhë te ju”, Adem Mikullovci përshëndetet me Lezen në postimin prekës

  • 26 March 2020 - 13:55
“Mua më latë të fundit, s’kam qare pa ardhë te ju”, Adem Mikullovci përshëndetet me Lezen në postimin prekës

Adem Mikullovci ka shkruar një postim shumë prekës për vdekjen e mikessë tij, Leze Qenës.

Dje kemi humbur yllin e teatrit e filmit shqiptar, aktoren Leze Qena.

E në mesin e shumë reagimeve e ngushëllimeve që janë bërë për Lezen, për të ka shkruar edhe aktori Adem Mikullovci, përcjell Gazeta Express.

Mikullovci ka shkruar disa fjalë ku ka zbuluar disa nga bisedat që ka pasur me të, herën e fundit që janë takuar para vdekjes së saj.

Aktori thotë ndër të tjera se ai është i fundit nga gjenerata e aktorëve të tyre që ishin pjesë e pandashme e teatrit, dhe se teatri i tyre po myllet dhe ai po i lëshon perdet e po i fik dritat.

Më poshtë keni postimin e plotë të aktorit.

Leze Qena ka vdekur dje në QKUK, në moshën 85 vjeçare./Gazeta Express/

ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..

Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..

Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.

Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….

Teatri i jonë Leze-u mbyll.

(Kosova Sot Online)