Brad Pitt dhe Jennifer Aniston sërish drejt altarit, aktorët planifikojnë dasmën sekrete

  • 26 March 2020 - 17:43
Brad Pitt dhe Jennifer Aniston sërish drejt altarit, aktorët planifikojnë dasmën sekrete

Kanë kaluar 15 vite që kur Jennifer Aniston u nda nga Brad Pitt. Dhe në fillim të këtij viti nisën thashethemet se dy aktorët ishin kthyer sërish së bashku.

Thashethemet u nxitën akoma më shumë ku Aniston dhe Pitt u panë për herë të parë së bashku që pas ndarjes në SAG Awards duke qeshur dhe duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

“Donin të dërgonin një mesazh të qartë, se ata e duan njëri-tjetrin shumë dhe kjo lidhje e re që kanë krijuar po bëhet gjithnjë e më e fortë,”- tha një burim për revistën Heat. “Iu është dashur të dyve një kohë e gjatë për të marrë guximin që të jenë sërish bashkë dhe tani duket se gjërat do shkojnë në një tjetër stad.”

Kanë kaluar shumë vite që kur Jen u braktis nga Brad për aktoren Angelina Jolie në vitin 2005.

Por aktori i dha fund martesës me Angelina Jolie në viti 2016. Brad shkoi në festën e 50 vjetoritë të lindjes së Jen si edhe në festën e saj të Krishtlindjeve në rezidencën e aktores në LA.

Tani raportohet se Jen dhe Brad po shkojnë drejt altarit sërish. Ata po përgatisin një martesë në plazh në Cabo, Meksikë.

“Ajo që Brad dëshiron më shumë tani është të qetësohet dhe po jeton i lumtur me shpirtin e tij binjak, Jen”– tha burimi.

Sipas mediave rozë, prindërit e Brad janë të entuziazmuar për dasmën. Të ftuar në dasmë priten të jenë shoqja e Jen, Courteney Cox dhe miku i Brad, Bradley Cooper.

“Ata duan që dasma të jetë romantike dhe e bukur. Tema do të jetë shpirtërore dhe do të bëjnë premtime me shkrim,”– shtoi burimi.

Image

(Kosova Sot Online)