Loredana nuk heq dorë nga Mozzik, publikon një tjetër moment të ëmbël të tij

  • 27 March 2020 - 11:22
Loredana nuk heq dorë nga Mozzik, publikon një tjetër moment të ëmbël të tij

Loredana ka qenë shpeshherë në qendër të mediave rozë për shkak të jetës së saj private.

Pak javë më parë ajo solli një projekt muzikor në të cilin sqaronte se e kishte thjesht shok reperin Zuma dhe se ruante ende respekt për Mozzik sepse ai është babai i fëmijës së saj.
Ndërsa së fundmi, Loredana ka zgjedhur të publikojë në ‘Instastory-n’ e saj një foto të Mozzik së bashku me Hanën.

Reperja e ka shoqëruar këtë postim me një zemër të madhe të vendosur pranë ish-partnerit të saj.
Nuk dihet ende nëse Mozzik dhe Loredana i kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre, apo do të kthehen sërish në të ardhmen, por duket se përpjekjet e reperes nuk do të mungojnë.

Image

(Kosova Sot Online)