“Shpresonin të ktheheshin në Britani për t’i ndihmuar me pandeminë e koronavirusit”- Princi Harry dhe Meghan Markle befasojnë familjen mbretërore me vendimin që marrin

  • 27 March 2020 - 15:42
“Shpresonin të ktheheshin në Britani për t’i ndihmuar me pandeminë e koronavirusit”- Princi Harry dhe Meghan Markle befasojnë familjen mbretërore me vendimin që marrin

Princi Harry dhe Meghan Markle janë larguar nga Kanadaja për të jetuar në shtëpinë në Los Angeles.

Duka dhe Dukesha e Sussex vendosën të largohen nga ishulli Vancouver, ku qëndruan që pasi hoqën dorë nga titujt mbretërorë,  mes frikës se kufiri SHBA-Kanada mund të mbyllet për shkak të koronavirus.

Meghan dhe Princ Harry dëshironin të ishin afër ekipit të tyre agjentëve dhe PR të Hollyëood.

Gjithashtu atyre u janë bashkuar nëna e Meghan, Dora dhe miqtë e saj.

Ata besohet se jetojnë në zonën e Hollyëood me djalin e tyre dhjetë muajsh Archie.

Ndërkohë Dora është parë duke shëtitur qenin e saj në zonën e Vieë Park të Los Angeles të enjten.

63-vjeçarja u bë personazh i famshëm në botë kur mori pjesë në dasmën mbretërore të vajzës së saj dy vite më parë.

Ndërsa ish bashkëshorti i saj Thomas Markle, nuk mori pjesë në dasmë pasi nuk u ftua nga Meghan për shkak të skandaleve në atë periudhë.

Lëvizja e fundit e çiftit thuhet se ka habitur dhe tmerruar anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, të cilët kishin shpresuar se mund të ktheheshin në Britani për të ndihmuar në mes të pandemisë koronavirusit.

(Kosova Sot Online)