Rita Ora ka publikuar videoklipin e këngës ‘How to be lonely’

  • 27 March 2020 - 17:29
Rita Ora ka publikuar videoklipin e këngës ‘How to be lonely’

Është publikuar edhe me videoklip kënga më e re e Rita Orës, ajo me titullin “How to be lonely”.

E si për rastësi, kënga përkon shumë me gjendjen në të cilën jemi tani, me izolimin për shkak të pandemisë që ka kapluar botën.

Rita shihet e vetmuar në shumë ditë dhe në shumë gjendje të ndryshme, derisa po mësohet të përballet me vetminë.

Kjo është kënga e parë e Ritës që nuk është pjesë e albumit që ka publikuar para 2 vjetëve, Phoenix, dhe sjell një periudhë të re në karrierën e këngëtares.


(Kosova Sot Online)