Nuk do ta besoni, por kaq euro kushton vetëm një xhemper i Dua Lipës

  • 28 March 2020 - 10:15
Nuk do ta besoni, por kaq euro kushton vetëm një xhemper i Dua Lipës

Dua Lipa ka lansuar albumin e dytë “Future Nostalgia” që është i dyti në karrierë.

Tashmë disa këngë që janë pjesë e këtij albumi janë lansuar kohë më parë dhe janë kthyer në hite.

Këngëtarja shqiptare krahas kësaj jete dinamike dhe luksoze ka edhe një stil të veçantë të veshjes dhe mjaft unik, veshje këto që kapin shuma të mëdha parash.

Në një nga veshjet e fundit të artistet, ajo shihet me një xhemper me ngjyrë vjollce të markës së njohur “Channel”. Ky xhemper që në dukej është i thjeshtë i ka kushtuar asaj 6 mijë e 350 euro në total.

Ndryshe, Dua ditë më parë ka njoftuar se për shkak të pandemisë COVID-19 ka shtyer turneun evropian për vitin e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)