“Gjendja ime”, Fifi tregon me një video se për çfarë e ka frymëzuar karantina

  • 28 March 2020 - 10:20
“Gjendja ime”, Fifi tregon me një video se për çfarë e ka frymëzuar karantina

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi duket se në ditët e karantinimit ka vendosur të bëjë ‘rap’ sërish pas një sërë baladash dashurie që ka sjellë.

Ajo ka publikuar së fundmi një video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku shfaqet në kushtet e shtëpisë, e pagrimuar duke interpretuar.

“Para se të dalë kënga që kam paralajmëruar, më erdhi t’i shkruaj këto rreshta dhe në kushte shtëpie e bëra një video siç zakonisht i bëj demot e mia. Tagg dikë që mund të gjejë veten në këto rreshta. Jeta në karantinë, gjendja ime”, ka shkruar Fifi krah videos ku shaqet duke repuar sërish.

Me siguri fansave i kishte munguar ky lloj interpretimi nga Fifi, e cila prej kohësh ka sjellë disa balada dashurie të cilat janë kthyer menjëherë në hite.

 

(Kosova Sot Online)