Meghan Markle dhe Princi Harry zhvendosen nga Kanadaja në këtë vend

  • 28 mars 2020 - 11:02
Meghan Markle dhe Princi Harry zhvendosen nga Kanadaja në këtë vend

Meghan Marle dhe Princi Harry janë zhvendosur në Los Angeles.

Duka dhe Dukesha e Sussexit janë zhvendosur në Los Angeles, shkruan People.

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë lënë ishullin Vancouver në Kanada për të jetuar në LA,  tha një burim për “People”.

Duka dhe Dukesha e Sussexit u zhvendosën nga shtëpia ku ata po qëndronin në ishullin Vancouver dhe tani janë vendosur në SHBA, thotë burimi.

Ata janë në Los Angeles – qyteti i lindjes së Meghan. Dyshja po jetojnë në një kompleks të izoluar në kohën e pandemisë koronavirus.

Përfaqësuesit e çiftir nuk dhanë asnjë koment.

Edhe pse çifti dhe djali i tyre 10-muajsh Archie kishin jetuar në Kanada që kur njoftuan se po tërhiqeshin nga rolet e tyre mbretërore në janar, burimet i thanë People që ata kishin bërë plane për të kaluar kohë në Los Angeles.

Meghan, 38 vjeç, ka një ‘sistem’ të madh mbështetës në L.A., duke përfshirë nënën e saj Doria Ragland, e cila punon si punonjëse sociale dhe instruktore e yogas, dhe disa miq që vizituan çiftin në ishullin Vancouver.

“Harry po shikon drejt e përpara në të ardhmen e tij me familjen e tij. Ata do të kalojnë kohë në Kaliforni … Ai nuk po shikon prapa”, tha një burim.

Të mërkurën, u njoftua se babai i Harryt, Prince Charles, 71 vjeç, u testua pozitiv për koronavirus.

Duka dhe Dukesha e Sussexit kanë shkruar mesazhe mbështetjeje në mes të pandemisë koronavirus. 

(Kosova Sot Online)