Mozzik i bën fansave një “dhuratë”, këto ditë që janë të mbyllur në shtëpi

  • 28 March 2020 - 15:43
Mozzik i bën fansave një “dhuratë”, këto ditë që janë të mbyllur në shtëpi

Ditët e fundit në shtëpi, teksa të gjithë janë të izoluar, shumë personazhe kanë zgjedhur të bëjnë diçka të vogël për të argëtuar publikun e tyre. Mozzik ka zgjedhur të publikojë një projekt që e ka realizuar 5-6 vite më parë, por nuk e ka nxjerrë kurrë.

Projekti është i titulluar “1 ditë” dhe Mozzik shprehet se kur e gjeti në kompjuter i dha të njëjtin emocion si herën e parë. “E pikërisht sot ku po rrimë të gjithë në shtëpi, e keni dhuratë këtë këngë nga unë”, shton Mozzik.

Reperi është mjaft i suksesshëm dhe të gjitha projektet e tij i realizon vetë.

 

(Kosova Sot Online)