Në përvjetorin e vdekjes së të atit Ronela Hajati zbulon tatuazhet dedikuar prindërve: “Jam gati për gjithçka vetëm t’i dëgjoj batutat e tij”

  • 28 March 2020 - 17:59
Në përvjetorin e vdekjes së të atit Ronela Hajati zbulon tatuazhet dedikuar prindërve: “Jam gati për gjithçka vetëm t’i dëgjoj batutat e tij”

Më 28 mars të vitit 2013, pra si sot 7 vite më parë,  këngëtarja Ronela Hajati humbi babanë e saj, Marash Hajatin, i njohur si gazetar e ish-drejtori i RTSH-së.

Në këtë ditë të dhimbshme, këngëtarja ka kujtuar të atin fillimisht nëpërmjet një postimi në Insta Story, ku ka risjellë dhe njëherë postimin e hidhur me të cilin ka njoftuar ndarjen e tij nga jeta, krahas së cilit shkruan:

“Kjo ende duket e pabesueshme! Kam folur gjithmonë për ty busho! Ajo çka ngelet në zemër është e papërshkrueshme…”

Por ky nuk ësjhtë dedikimi i saj i vetëm pasi Ronela ka zgjedhur dhe një formë tjetër për të përjetësuar kujtimin e të atit.

Artistja gjithashtu ka gdhendur në trup emrin e tij nëpërmjet një tatuazhi në krah, së bashku me emrin e nënës së saj.

“Busho, mamo! Asnjeri ne kete jete nuk i zgjedh prinderit,ndaj sot dua ti them Faleminderit Zotit qe me fali dy prinder te mrekullueshem, autoritare, te mencur e me nje dashuri e devotshmeri te pakrahasuar ndaj meje! Jashte cdo gjeje qe shesim,japim ,te vetmit qe me njohin dhe jetoj cdo dite duke shpresuar qe gjithe investimi juaj te shperblehet sadopak ! Mesova shume e dola goxha femije i mire me thene te drejten (modestia ne agravim ) po skish ku te shkonte me aq shume sa jeni lodhur duke me mesuar ! Ti duam prinderit sa i kemi,sepse sot qe babai im nuk eshte ne jete,jam gati per gjithcka vetem ti degjoj batutat e tij per 5 minuta! Ju kam ne shpirt ! Ndersa qe ju kam ne krahe u kujdes mjeshtri @klajdi_pipero @pipero_art_studio”-ka shkruar Ronela në dedikimin prekës kushtuar prindërve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Busho, mamo! Asnjeri ne kete jete nuk i zgjedh prinderit,ndaj sot dua ti them Faleminderit Zotit qe me fali dy prinder te mrekullueshem, autoritare,te mencur e me nje dashuri e devotshmeri te pakrahasuar ndaj meje! Jashte cdo gjeje qe shesim,japim ,te vetmit qe me njohin dhe jetoj cdo dite duke shpresuar qe gjithe investimi juaj te shperblehet sadopak ! Mesova shume e dola goxha femije i mire me thene te drejten (modestia ne agravim ë) po skish ku te shkonte me aq shume sa jeni lodhur duke me mesuar ! Ti duam prinderit sa i kemi,sepse sot qe babai im nuk eshte ne jete,jam gati per gjithcka vetem ti degjoj batutat e tij per 5 minuta! Ju kam ne shpirt ! Ndersa qe ju kam ne krahe u kujdes mjeshtri @klajdi_pipero @pipero_art_studio ë

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Image

(Kosova Sot Online)