Sakrifica në kohë koronavirusi e Robert Berishës, si udhëtoi drejt Amerikës për t’u bashkuar me ish-të dashurën modele

  • 28 March 2020 - 23:52
Sakrifica në kohë koronavirusi e Robert Berishës, si udhëtoi drejt Amerikës për t’u bashkuar me ish-të dashurën modele

Disa ditë më parë pasi u bë virale shprehja e këngëtarit Robert Berisha se “nuk je shqiptar nëse ke frikë nga koronavirusi”, këngëtari i njohur është detyruar te vendoset në karantinë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në një lidhje skype për një emision televiziv, Roberti u shpreh: “Jemi vendosur në dhomat e studentëve në Prishtinë. Kishim një koncert në Amerikë dhe kur u kthyem na izoluan në konviktet në Prishtinë. Dua t’ju jap një mesazh atyre që po na ndjekin, kanë fat që janë pranë familjarëve të tyre dhe shpresoj që do ta kalojmë këtë situatë.”

Roberti sqaroi se kishte udhëtuar për një koncert në Amerikë të cilin nuk e anulonte dot.

Por burime pranë “Panorama Plus” kanë treguar se Roberti ka takuar në Ameriksë, modelen seksi Xhesika Kadiu, vetëm pak javë pasi ajo deklaroi ndarjen. Fansat kanë kapur edhe detajin e postimeve të njëjta të secilit në InstaStory, ndërsa udhëtojnë me makinë në rrugët e New York.

Këto fakte flasin se ata janë ribashkuar, dhe Roberti ka sakrifikuar jo pak për të qenë pranë saj në këtë periudhë të vështirë të pandemisë nga Koronavirusi. Para pak javësh modelja seksi e nxori zbuluar Robert Berishën për lidhjen e fshehtë duke deklaruar se: “Më akuzuan se unë prisha martesën me Norën, nuk është krim të jesh dashnorja.”

Edhe pse Roberti nuk e pranoi asnjëherë se kishte qenë në një lidhje me një modele seksi që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte vetë Xhesika Kadiu që e nxori zbuluar atë, duke ka befasuar me deklaratën e saj, në lidhje me marrëdhënien me Robert Berishën.

Çifti u përfol për një lidhje, por pavarësisht fotove që qarkulluan në portale të ndryshme, Berisha e mohoi një gjë të tillë. Por duket se mes tyre ka pasur vërtet diçka dhe këtë e konfirmoi me një deklaratë të gjatë në Instagram, vetë modelja. Ajo shkruante se është e vërtetë që ka qenë në një lidhje me Robert Berishën, e madje shtonte se shpreson që ata të ktheheshin sërish bashkë.

“Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhen fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret. Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar.

Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur.

Robert, të falënderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë!”, shkruante ajo.

Por duke qenë se pas kësaj deklarate nisën sulmet kundër saj, pasi sipas tyre kishte shkatërruar martesën e Robertit me Norën duke hyrë në mes të çiftit si dashnore”, modelja u detyrua të bënte një tjetër postim. Pas deklaratës së saj, Jessica u gjykua ashpër nga fansat duke u akuzuar se prishi martesën mes çiftit.

Por ajo u vetëmbrojt në këtë mënyrë: “Doja të bëja një gjë të qartë përpara se të gjykohem më shumë. Nuk kam shkatërruar martesë, nuk kam shkatërruar familje. Lidhja ime me Robertin filloi pasi ai dhe ish- bashkëshortja i dhanë fund martesës së tyre. Jam rritur nga një familje e bukur që ka morale dhe respekt, si edhe më ka mësuar çfarë është e mira dhe e keqja.”

Ndërsa u shpreh se asnjë nuk do arrijë kurrë të kuptojë situatën mes saj dhe Robertit, duke u kërkuar ndjekësve të mendohen para se të bëjnë, sipas saj, akuza të tilla.

“Përpara se të gjykoni, kujtoni se kjo është një situatë të cilën asnjë prej jush nuk mund ta kuptojë kurrë, dhe është në rregull por ju kërkoj që të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të rreme,”- shtoi Jessica.

Ajo i fshiu më vonë të gjithë postimet nga Instagram, duke u nisur edhe nga fakti se Roberti heshti, pra nuk dha asnjë deklaratë në lidhje me këtë rrëfim të saj. Kujtojmë se kohët e fundit, Nora Istrefi publikoi këngën “Anna”, që ia kushtoi “dashnores” së bashkëshortit. Mesa duke mosmarrveshjet janë shuar mes tyre pas takimit në Amerikë, ku dhe modelja jeton. 

(Kosova Sot Online)