Një përgjigje e vetme e Kylie-t bën fansat të kuptojnë nëse Travis e ka tradhëtuar apo jo

  • 29 March 2020 - 09:10
Një përgjigje e vetme e Kylie-t bën fansat të kuptojnë nëse Travis e ka tradhëtuar apo jo

Miliarderja e njohur, Kylie Jenner ka ndarë me ndjekësit e saj një video në ‘Youtube’ ku shfaqet me miken e saj, Stassie. Gjatë videos 22-vjeçarja ka zhvilluar një lojë me Stassie-n duke zbuluar detaje të tjera për veten e tyre.

Teksa njëra prej pyetjeve ka qenë “Cila nga ju ka gjasat për të falur një partner tradhëtar”, të dyja shoqet u përgjigjën njësoj.


“Asnjëra nga ne”, pohoi Kylie dhe Stassie.
Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se Travis Scott nuk e ka tradhëtuar asnjëherë Kylie-n, pasi nëse kjo do ndodhte ajo nuk do ja falte kurrë.
Kujtojmë se javët e fundit, dyshja është parë të kalojnë sërish kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

(Kosova Sot Online)