'Shpërthen' Dafina: A është kjo Drenica heroike e Adem Jasharit që po e njollosni!

  • 29 March 2020 - 16:00
'Shpërthen' Dafina: A është kjo Drenica heroike e Adem Jasharit që po e njollosni!

Viteve të fundit jemi dëshmitarë që komunikimi në rrjetet sociale nga disa individë dhe grupacione ka degraduar deri në atë masë sa të fyejnë e të linçojnë pa asnjë të drejtë morale, vetëm pse ti mund të kesh mendim ndryshe, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtaren e njohur Dafina Dautin e ka revoltuar një postim i një individi, i cili shkruan: Si mundet me qenë Kosova shtet i mirë, kur t'parin e vendit e ka drenicak!

Image

Për këngëtaren kjo lloj mëndesie është e papranueshme, pasi paragjykon një vend që ka dhënë shumë heronjë, në këtë rast Drenicën.

Ky është postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Po e shohë nje postim ne Facebook shum interesant!
Ky djali po e tregon urrejtjen qe e ka per Drenicen ne pergjithësi, ky djali ishte ne Facebook-un tim a mos rasisht eshte edhe ky një fans i një Kengtare nga Drenica? A eshte po kjo Drenica e Azem Bejtes e Shote Galices, a eshte kjo Drenica heroike e Adem Jasharit qe e krejt Shqiptaria krenohet më historinë e tyre.


Pse po e urreni kaq shumë kur të gjithë ju kur doni të krenoheni si Shqiptarë patriotë e permendeni Adem Jasharin e Drenices dhe thuani ,,Ai eshtë i gjallë,, poashtu një foto ne rrjetet sociale qe po qarkullon nga militanët e VV-së ku janë Rifat Jashari me Albin Kurtin a nuk qenka edhe Baci Rifat Drenicak a?, a nuk eshte turp qe po e tregoni urrejte kaq te madhe per Drenicë?.


Poashtu dhe Presidenti Hashim Thaqi vjen nga Buroja e Drenices a nuk ke ky Drenicaku qe luftoj bashkë me shoket e tij për ta sjellë ketë liri? a nuk ke ky Drenicaku që shpalli Kosovën Shtet të Pavarur dhe Sovran, po po ky eshte ai Drenicaku.
Te jem e sinqert me ju sot Hashim Thaqin do ta votojë me shpirt sa herë që do jetë nevoja, pra do ta votoj kete Drenicakun e pamposhtur, nje politikan si ky nuk do ta kemi ne 100 vitet e ardhshme kete e dini edhe ju të gjithë per ata po ju dhemb ndoshta edhe shumë! ë‍ë
Me respekt per te gjithë ju, nga unë Drenicakja e bija jote Kosovë.

Image

(Kosova Sot Online)