Përgjigjet Nasur Rafuna ,kush do ta zëvendësojë Lezen në ‘Çka ka shpija’?

  • 30 March 2020 - 12:13
Përgjigjet Nasur Rafuna ,kush do ta zëvendësojë Lezen në ‘Çka ka shpija’?

Naser Rafuna ka treguar për planet e tyre për episodat në vazhdim të serialit ‘Çka ka shpija’.

Aktori dhe producenti i seriali ‘Çka ka shpija’ ka folur për rrjedhshmërinë e serisë tani pasi aktorja Leze Qena është ndarë nga jeta.

Lezja kishte një rol të veçantë në serial dhe Rafuna është pyetur nëse dikush do ta zëvendësojë atë në episodet në vazhdim.

Rafuna është përgjigjur prerë se vendin e saj nuk do ta zë askush

“Asesi… në vend të Lezes jo ndërsa aktorë të rinj po”, ka shkruar Rafuna, duke zbuluar se po planifikohet që të vijnë aktorë me role të reja.

Naser Rafuna luan rolin e ‘Xhekut’ në serial dhe në postimin pas vdekjes së Lezes ka shkruar edhe telefonatën e fundit me aktoren, postim ky me të cilin ka prekur shumë njerëz.

Image

(Kosova Sot Online)