“U frikësova dhe pata dhimbje”- Ëngjëlli i Victoria’s Secret shtrohet në spital me koronavirus: Kisha vështirësi në frymëmarrje, humba aftësinë për të folur

  • 01 April 2020 - 14:08
“U frikësova dhe pata dhimbje”- Ëngjëlli i Victoria’s Secret shtrohet në spital me koronavirus: Kisha vështirësi në frymëmarrje, humba aftësinë për të folur

Ëngjëlli i Victoria’s Secret, Alexina Graham u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi pasi u shtrua në spital me koronavirus.

Modelja britanike në një postim në Instagram foli për përvojën e saj ndërsa i shprehu mirënjohjen motrës së saj gjatë sëmundjës së rëndë.

“Motra e vogël kujdeset për motrën e madhe. Faleminderit motër”– shkroi Alexina.

Dhe më pas shtoi: “U frikësova, pata dhimbje dhe nuk e dija se çfarë do të vinte, por ti u kujdese për mua, më mbajte, më fshive lotët e mi dhe ke qenë aty në çdo moment. Kur nuk mund të ishe me mua në spital, ishe në telefon. Familja, mikja dhe infermierja ime më e mirë. Të dua.”

Alexina vazhdoi t’i nxisë njerëzit të respektojnë rekomandimet për të qëndruar brenda duke u shprehur: “Dita 5 dhe unë po forcohem si edhe po ndihem mirë çdo ditë. Ju faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj. Ishte forca ime. Disa njerëz nuk  po e marrin seriozisht këtë. Shoh në lajme që grumbullohen, madje bëjnë edhe festa në shtëpi. Ju lutem qëndroni në shtëpi të izoluar.”

Më pas modelja përshkroi përvojën e saj të tmerrshme: “Është e frikshme. Ditën e parë kisha ethe dhe më pas të dridhura. Kisha vështirësi në frymëmarrje, humba aftësinë për të folur, mushkëritë e mia nuk më lejonin, kraharori im u ngushtua, nuk isha në gjendje të shkoja vetëm në tualet, më duhej ndihmë. Madje edhe kur haja ishte e dhimbshme. Ju lutemi merrni seriozisht këtë dhe ju lutemi qëndroni në shtëpi. Qëndroni të sigurtë.”

Alexina mori pjesë së pari në Victoria’s Secret Fashion Show në 2017 dhe u bë një ambasadore e markës Angel në vitin 2019.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Little Sister looks after Big Sister ë Thank you Sister!! I was scared, I was in pain and I didn’t know what was to come but you took care of me, you held me, you wiped away my tears and you have been there through each step. When you couldn’t be with me in hospital you were there on the phone. Family, best friend and my nurse at home. Love you ë Day 5 and I’m getting stronger and feeling better daily ë. Thank you to the people who sent kind messages, love and good vibes ë It really meant the world to me and lifted my spiritsë Some People are still not taking this seriously. I see on the news there are still gatherings going on and even house party’s!!Please stay home in isolation alone or with who you live with only!! It’s scary -I was throwing up and on the toilet at the same time multiple times through the first day, the fever appeared and then when It broke I got severe chills, i was light headed, I lost shortness of breath, I lost the ability to be able to speak properly in full sentences,my lungs just wouldn’t let me, my chest was tight, I wasn’t able to get in and out of a bath alone, i needed help to get in and out of bed and even eating became painful!! Please take this seriously and please stay home. Love to you all out there ë Stay safe everyone ë ë ë (the first photo was taken when we had already started self isolation at home, my first symptoms started but I thought I had food poisoning only) #keepsafe #stayhome #lookaftereachother #lookafteryourself Big Thankyou to our health hero’s, Thankyou to the NHS and Thankyou to Key workers in this crazy time ë

A post shared by Alexina Graham (@alexinagraham) on

(Kosova Sot Online)