Enis Bytyqi lanson këngë në gjuhën gjermane

  • 01 April 2020 - 14:29
Enis Bytyqi lanson këngë në gjuhën gjermane

Ka ardhur me këngë të re, por, jo ashtu si jemi mësuar ta dëgjojmë gjithmonë.

Enis Bytyqi sapo publikoi projektin e tij më të ri, të cilin kësaj radhe e solli më ndryshe prej të tjerëve.

Këngëtari solli këngën e parë në gjuhë gjermane të shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa titulli i saj është “Andere wege”.

Kjo këngë e Enisit fillimisht u publikua në platformën “Spotify”, ndërsa tani ai e lansoi edhe në kanalin YouTube.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re nga Enis Bytyqi, me të cilën ky artist synon të depërtojë edhe në tregun gjerman.

(Kosova Sot Online)