“Ishte një legjendë”- Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të famshëm të xhazit

  • 02 April 2020 - 13:03
“Ishte një legjendë”- Koronavirusi i merr jetën këngëtarit të famshëm të xhazit

Legjenda e xhazit, Ellis Marsalis ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Dyshohet se muzikanti i njohur, i cili është baba i dy interpretuesve të fashëm të xhazit në Amerikë, Wynton dhe Branford Marsali, dyshohet se vdiq nga koronavirusi.

“Ellis Marsalis ishte një legjendë”- tha kryetar i qytetit të tij të lindjes Neë Orleans, LaToya Cantrell.

Raportohet se Ellis shkoi në spital gjatë fundjavës me simptoma të pneumonisë. Sipas New York Times djali i tij Brandford tha se shkaku i vdekjes ishin komplikimet nga COVID-19.

Por ky i fundit nuk specifikoi se kur babai i tij vdiq.

“Babai im ishte një gjigand i muzikës dhe mësues, por edhe një baba i mrekullueshëm,”- u shpreh Brandford.

(Kosova Sot Online)