“Do mbahet mister”- Bafta sfidon koronavirus, ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet mes izolimit. Si do shpallen fituesit?

  • 02 April 2020 - 13:04
“Do mbahet mister”- Bafta sfidon koronavirus, ceremonia e ndarjes së çmimeve do zhvillohet mes izolimit. Si do shpallen fituesit?

Të gjitha eventet e mëdha botëtore janë anuluar për një afat të papërcaktuar për shkak të koronavirusit.

 

E vetmja që ka vendosur të ecë përpara është Bafta Games Award. Organiztorët do të mbajnë eventin e ndarjes së çmimeve gjatë izolimit pavarësisht se bota ndodhet e mbërthyer nga koronavirusi.

Mund të mos ketë një tapet të kuq tradicional, pritje me shampanjë apo audiencë live, por BAFTA po mundohet të sjellë të gjitha ‘magjitë’ e një eventi live.

“Tingëllon çmenduri apo jo”- tha Emma Baehr, e cila është në krye të ceremonisë, ndërsa shtoi: “Mendoj se emocionet do të përcillen. Askush nuk i di rezultatet, të gjitha do të zbulohen atë natë, kështu që kandidatët do të akomodohen në shtëpi duke mos ditur se kush ka fituar.”

Duke pasur parasysh rregullat rreth distancës sociale, prezantuesi Dara O’Brien do filmojë në bodrumin e tij.

Eventi i regjistruar do transmetohet në YouTube, Twitter dhe Facebook.

Mbajtja mister se kush ka fituar, sidoqoftë është thelbësore për Emën: “Ruajtja e integritetit të ceremonisë ishte e rëndësishme për ekipin. Dara nuk i njeh fituesit. Ndoshta është shumë zhgënjyese për të! Thjesht duke thënë “Dhe fituesi është …” por duke mos e ditur në të vërtetë. E rëndësishme sepse mban gjallë elementin e live në mënyrë që të gjithë ta zbulojnë në të njëjtën kohë me fituesit atë natë.”

Control dhe Death Stranding udhëheqin nominimet me nga 11 secila. Bafta Games Awards do fillojë në orën 19:30 më 2 prill.

(Kosova Sot Online)