Norma e Huanit infektohet me Covid 19 - kjo është gjendja e saj

  • 02 April 2020 - 19:06
Norma e Huanit infektohet me Covid 19 - kjo është gjendja e saj

Aktorja e njohur latine Danna Garcia, sipas mediave ameriko - latine është infektuar me gripin Covid 19, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ajo është vendosur në karantinë brenda viles së saj.

Image

Përmes llogarisë së saj  sociale, aktorja ka falënderuar ndjekësit për gjithë dashurinë që ia kanë dhënë në këto ditë të vështira dhe ua ka sygjeruar atyre disa pika rreth kujdesit dhe identifikimit për Coronavirusin.


Kujtojmë se ajo ka qenë protagoniste në shumë telenovela latine, ku ndër rolet e saj më të pëlqyera ka qenë ai i Normës në telenovelen "Pasionet e fshehëta".


(Kosova Sot Online)