Fansat befasohen, Selena Gomez pranon publikisht nga cila sëmundje vuan

  • 04 April 2020 - 09:57
Fansat befasohen, Selena Gomez pranon publikisht nga cila sëmundje vuan

Këngëtarja e njohur e ‘showbiz-it’ të huaj, Selena Gomez ka rrëfyer me anë të një videoje ‘live’ në ‘Instagram’ së bashku me miken e saj Miley Cyrus se pas kaq kohësh është diagnostikuar me bipolaritet.

“Pas shumë vitesh që kalova një sërë gjërash, kuptova se vuaja nga bipolariteti”, është shprehur 27-vjeçarja.
Ky lajm i ka befasuar ndjekësit e Gomez, të cilët e kanë vlerësuar sinqeritetin e këngëtares.
Kujtojmë se Selena ka pohuar në intervista të ndryshme se e ka përjetuar keq ndarjen nga Bieber dhe iu desh një kohë e gjatë për t’u rikuperuar.

(Kosova Sot Online)