Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

  • 04 prill 2020 - 09:58
Tragjedi në botën e modës, ndahet nga jeta stilisti legjendar i këpucëve. Dyshohet se u infektua me koronavirus

Sergio Rossi, stilisti i njohur i këpucëve, ka vdekur në moshën 84 vjeçare. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së stilistit legjendar, i cili themeloi një nga markat më të shquara të këpucëve në Itali në 1968.

Ai u shtrua në spital Cesena për disa ditë dhe sipas burimeve ishte infektuar me koronavirus.

Shefi ekzekutiv i markës Riccardo Sciutto,  i cili ka qenë në kompani që nga prilli 2016, njoftoi lajmin tragjik mëngjesin e 3 prillit.

“Ai ishte udhëheqësi ynë shpirtëror dhe sot është më shumë se kurrë,”– tha Sciutto. “Kishte gjithmonë shije të mira. Nuk ishte asnjëherë i kënaqur me këpucët derisa të ishin perfekte.”

Këpucët për femra të Rossit, përfshirë sandalen e famshme Opanca, frymëzuan gjenerata të stilistëve të këpucëve, përfshirë djalin e tij, Gianvito Rossi, i cili punoi me babanë e tij derisa biznesi u shit në Gucci Group (tani Kering) në 1999.

Gianvito vazhdoi trashëgiminë familjare duke lëshuar markën e tij në 2007.

Këpucët e tij u përdorën nga stilistë të tillë si Azzedine Alaïa, Versace, dhe Dolce & Gabbana në koleksionet e tyre dhe janë veshur nga të famshëm duke filluar Lupita Nyong’o deri në Rihanna, Paris Hilton e Laura Dern.

Image

(Kosova Sot Online)