Megan Fox nuk i trembet koronavirusit/ Aktorja e sfidon, shkon në supermarket pa maskë

  • 04 prill 2020 - 10:04
Megan Fox nuk i trembet koronavirusit/ Aktorja e sfidon, shkon në supermarket pa maskë

Pavarësisht se banorëve të Los Angeles iu është kërkuar që të mbajnë maska për të luftuar koronavirusi, Megan Fox ka sfiduar COVID-19 duke shkuar në supermarket pa asnjë mjet mbrojtës.

Aktorja e famshme dukej mjaft komode e veshur sportive ndërsa bënte Pazar në një supermarket në City of Angels.

33 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, u fotografua me çanta të mbushura me ushqime ndërsa nuk mbante as dorashka dhe as maskë.

Megan shihet e pashoqëruar ndërsa bën pazarin për familjen e saj.

Aktorja është e martuar me 46 vjeçarin Brian Austin Green. Ata bënë një paraqitje të rralë publike së bashku me tre fëmijët e tyre  Noah, 7 vjeç, Bodhi, 6 vjeç dhe Journey, 3 vjeç në Vintage Grocers të shtunën.

(Kosova Sot Online)