Iu prishën planet e përvjetorit, Genc Prelvukaj e uron kështu Eni Koçin nga karantina

  • 04 April 2020 - 11:06
Iu prishën planet e përvjetorit, Genc Prelvukaj e uron kështu Eni Koçin nga karantina

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi nuk janë të vetmit që planet u kanë dalë jashtë parashikimeve për shkak të krizës nga koronavirusi.

Planet e çiftit për të fëstuar ditën e përvjetorit të dashurisë nuk kanë shkuar siç duhet.

Dyshja kishin planifikuar që këtë ditë speciale ta kalonin në Maltë, por për shkak të masave të ndërmarra si rrjedhojë e përhapjes së koronavirusit ata janë detyruar të qëndrojnë në izolim.

“E planifikuam në Maltë, përfunduam në karantinë. Jeta ndonjëherë hedh mbi ne dallgë e stuhi, por veçse për të na forcuar më shumë. Urime ditën e tretë të prillit, ditën që na bëri bashkë”- janë fjalët e Gencit dedikuar partneres së tij.

Gjithashu dhe këngëtarja ka postuar në ‘InstaStory’ foto të çiftit, ndërsa krahas postimit shkruan: Gëzuar përvjetorin.

Image

(Kosova Sot Online)