Robert Berisha premton dy koncerte për studentët

  • 05 April 2020 - 13:22
Robert Berisha premton dy koncerte për studentët

Këngëtari Robert Berisha ka folur për 14 ditët që ka kaluar në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë.

Berisha ka thënë se ditën e parë ka qenë shumë nervoz, meqenëse nuk i kanë organizuar mirë. Thotë se ishte bërë edhe më shumë nervoz, meqenëse njërit prej personave i cili ishte në karantinë, i kishte vdekur djali 4-vjeçar dhe nuk i lejohej të shkonte në varrimin e tij.

“Ditën e parë kemi qenë shumë nervoz sepse s’kanë ditë me na organizu. Djali 4-vjeçar i kish vdekë edhe se lejshin me shku me varros.  Krejtve iu shkojsha nerva. Menaxheri i Taynës me thojke ti s’koke normal”, ka thënë Berisha.

Ai ka falënderuar Minsitrin e Infrastrukturës, Lumir Abdixhikun, derisa ka përmendur edhe rastin kur ky i fundit e kishte përcjellë live “koncertin” e tij në konvikt.

“Unë thash që kisha pas qef me MSH, Ministrin e Infrastrukturës se edhe ai kish lidhje. kemi pas rast me pas live në shoë’in tem. Noshta i kemi shku pak nerva. T’kisha qenë moler, e kisha ly konviktin. Na kanë mbajtë mirë shumë menza me ushqime”, ka thënë ai.

Ka thënë se e kanë mirëmbajtur dhomën gjatë gjithë kohës, derisa ka premtuar se pasi të përmirësohet situata do të organizojë dy koncerte për studentët.

“E kam pastru ditën e dytë dhomën. E kemi mbajt dhomën xixë. E kom premtu përmes instagramit me mbajt concert për studenta, do t’i mbaj dy koncerte për studenta edhe pijet kanë me i pas falas”, ka deklaruar Berisha.

(Kosova Sot Online)