E takoi gjyshen nga larg, Bes Kallaku prek me fjalët e tij: Ija ime, je Ija e shpirtit

  • 05 April 2020 - 22:09
E takoi gjyshen nga larg, Bes Kallaku prek me fjalët e tij: Ija ime, je Ija e shpirtit

Postimet e aktorit  Bes Kallaku kanë qenë gjithmonë me nota humori, megjithatë sot ai ka vendosur të ndajë disa fjalë prekëse për gjyshen e tij, të cilën e ka takuar duke respektuar distancën sociale.

Kjo e ka bërë Besin të reflektojë për sa shumë kanë nevojë gjyshërit për një përqafim. Ai mendon se ky virus ishte një mënyrë e mirë për të kuptuar gjërat që kanë më shumë vlerë si familja, dashuria dhe besimi në Zot.

Këto fjalë i kanë prekur të gjithë, duke qenë se gjyshërit janë shumë të dashur për të gjithë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Tek 313-ta tu taku Ijen. ë. Pertej humorit, personalisht kam kuptuar se sa shum doja ta perqafoja. Sa mbushur me dashuri ishin syt e saj, sa doja t’ia puthja duart. -500 pike ke fitu sot o t’keqen nona qe erdhe me m’pa. Keshtu me tha. 500 kg peshe i kisha ne kurriz, nuk ia dime vleren njeri tjetrit, nuk ia dime vleren perqafimit, nuk ia dime vleren prinderve e gjysherve. A e keni vene re me sa pak kenaqen??? Kenaqen vetem po ti shikosh!!! Aq mjafton per ta, hajde na shif naj here, kaq do gjyshja, prindi! Ra ky virus per te na thene: Ditet qe i kishim mundesite per ti pare apo perqafuar, i shfrytezonim mbase edhe per gjera krejt pa vlere. E tani qe per arsye sigurie te tyre duhet ti rrish larg. Sa flasin syte e saj gjysem te perlotura!!! Mbase prej njeriut ose mbase prej Zotit, sot me shume kuptojme qe familja dhe vetem familja duhet te kete ne qender te saj dashurine, besimin dhe Zotin. Sa te pakenaqur jemi edhe sa kerkojme nga jeta??? Sa te paplotesuar jemi edhe kur kemi shume. Edhe sa te pangopur jemi edhe kur mund te kemi shumeçka! Sa te pakenaqur jemi edhe sa me teper duam qe te kemi! A e keni vene re me sa pak kenaqen prinderit apo gjysherit tane??? Vetem mjafton t’i shikosh ti. Mendojme se ata do jene gjithmone aty duke na pritur. Por ne fakt jo per gjithmone. Ne e harrojme perkoheshmerine e njeriut! Zoti ju bekofte. Zoti ju rujt. Kam dashur dhe dua vertet qe te ve ne dukje dashurine per gjysherit e per te vjetrit! Ija ime, je Ija e shpirtit!

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on

(Kosova Sot Online)