“E shpëtuam babën”, Mozzik me fjalë prekëse nga spitali

  • 06 April 2020 - 11:45
“E shpëtuam babën”, Mozzik me fjalë prekëse nga spitali

Dy reperët e njohur shqiptar, Mozzik dhe Getinjo, së fundmi janë përballur me diçka shumë të rëndë.

Babai i tyre Gazmend Aliu ka pësuar infarkte në zemër mirëpo me intervenimin e shpejtë të mjekëve ka shpëtuar.

Lajmin e mirë e ka ndarë Mozzik në llogarinë e tij në Instagram ku ka prekur të gjithë me fjalët që ka shkruar.

“E vetëm ti Zot je ai që bën mbrekullira,e që ti vendos se do a rrimë ende, a po do e lëmë këtë botë.Falë Zotit dhe mjekëve me intervenim të shpejtë e shpëtuam Babën Gazmend ,nga infarktet në zemër.Kjo qenka jeta po të çuditka!Të Dua Bacalok  Faleminderit Zot!Faleminderit Mjekëve!”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)